“Kjo vajza ka dy muaj që më mashtron, tani shikoni si më flet”

loading...

loading...

Shitjet online janë një formë që po përhapet dhe po merr masa të gjera edhe në Shqipëri, kryesisht në kryeqytet. Kush nuk do të dëshironte që të mos dilte nga shtëpia duke shëtitur dyqan më dyqan, por të porosiste nga telefoni atë çka dëshiron të veshë?

Megjithatë kjo ka edhe riskun e vet për klientët, pasi shpeshherë edhe pse malli nuk të vjen ashtu siç e prisje, dyqani ku e ke blerë “të mbyll derën”. Ndoshta kjo është një mënyrë e fitimit të tyre, ku i dihet.

Një qytetare ka shkruar pranë JOQ:

Përshëndetje JOQ! Kjo goca që ka këtë faqen, ka dy muaj rresht që vetëm më mashtron. Unë porosita një bluzë dhe jo më erdhi copë-copë e grisur. Gjoja pranoi të ma sillte një tjetër dhe t’i ktheja këtë por vetëm më gënjen dhe akoma nuk më ka sjellë gjë, madje më flet me arrogancë sikur i kam unë faj, Më poshtë keni edhe bisedat me të”, përfundoi qytetarja.

Kini kujdes kur blini, mos blini pa vendosur disa kushte dhe pa njohur mënyrën se si funksionon politika e atij dyqani.

loading...