Kjo që tha Andrra për Sinanin, nuk pritej fare…

Në episodin e radhes në programin “Lart e poshtë” me Eraldo Rexhon kanë qenë të ftuar këngëtari Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij Andrra Destani.

Andrra dhe Sinani kanë rrëfyer shumë gjëra të pathëna më parë nga bashkëjetesa, nga orët e gjumit dhe përkujdesja për djalin. Një detaj interesant ishte kur Andrra tregoi se Sinani ishte ai që ia ndërroi pelenat për herë të parë Ansit.

Përgjatë bisedës, Andrra zbuloi gjithashtu edhe planet e saj për të ardhmen, ku përfshiheshin përfundimi i masterit në mjekësi, si dhe krijimi i një “brand”-i veshjesh.

Në fund të bisedës, Sinani foli edhe për planet në muzikë dhe në këtë pikë ndau me publikun një sekret: Andrra nuk i pëlqen këngët e tij.

“Është rritur jashtë dhe kjo ndikon”, – tha Sinani, teksa zbuloi gjithashtu se dy këngët e preferuara të Andrrës prej tij janë “Më fal” dhe “Sytë blu”.