Kjo pyetje ia ndryshoi jetën Steve Jobs


Prej momentit kur e themeloi Apple më 1976, Steve Jobs iu përkushtua shumë punës së tij.
Ai shkonte në çdo takim biznesi në kompani, por më pas diçka filloi të ndryshonte. Njeriu që ishte shumë i përkushtuar në punën e tij filloi të mungonte në takimet më të rëndësishme, duke qenë pjesë e tyre vetëm virtualisht.

Por, çfarë e shpërqendroi këtë njeri i cili ishte shumë i përkushtuar ndaj punës së tij? Përgjigja është kjo: Jobs nuk shkoi në këto takime në mënyrë që të dilte në takim me një femër të mrekullueshme – e cila më vonë do të bëhej gruaja e tij, transmeton Gazeta Express.

Në tetor të vitit 1989, Jobs mbajti një fjalim në një universitet. Një e posa-diplomuar e quajtur Lauren Powell ishte ulur në publik. Jobs përfundoi duke u ulur pranë saj, dhe dëshiroi që ta njihte atë më shumë pas fjalimit. Ata i shkëmbyen numrat e telefonit dhe Jobs nuk mund të priste, duke i kërkuar çdo ditë Powell për të dalë në darkë.
Kur ajo më në fund pranoi, Jobs kishte një takim shumë me rëndësi në Apple. Duke qenë i ulur në veturë, Jobs ia bëri një pyetje të rëndësishme vetës: Çfarë do të bëja sikur kjo të ishte dita e fundit e jetës sime?

Pasi mendoi gjatë rrugës, Jobs u kthye prapa dhe e gjeti Powell dhe doli me të. Prej atij momenti, ata nuk u ndanë asnjëherë. Ky është një mësim nga Jobs, që na tregon se asgjë nuk është e përjetshme – dhe se asgjë nuk është më e rëndësishme se dashuria për dikë.

Nga kjo përvojë e Jobs ne mund të nxjerrim në përfundim se duhet të rrezikojmë gjithçka në këtë lojë të cilën e quajmë jetë, në mënyrë që të gjejmë lumturinë e saj.

Kështu, bëjani këtë pyetje më shpesh vetes dhe do t’ju ndihmojë që të kuptoni se çfarë është e rëndësishme për ju në jetë.
STEV