Kjo grua u bë milionere falë një gabimi

Një gabim fatlum, ose më saktë milioner.

Lynne Groves nga Chelmsford, Britani e Madhe, ka fituar llotarinë falë një gabimi të shitësit.

Ajo i kërkoi shitësit t’i jepte një biletë llotarie kombëtare, por gabimisht shitësi i stampoi biletën e një llotarie tjetër.

Një gabim që i dha plotë 1 mln euro gruas fatlume.

“Fati është i çudishtëm. U mërzita kur pashë në shtëpi që kisha marrë biletën e gabuar. Mendova se do plakesha duke punuar, por falë këtij gabimi fatlum s’do të kem më nevojë”, tha 57-vjeçarja Groves.

Por ajo është treguar bujare edhe me shitësin.

“Gjithmonë bëja shaka me të se do t’i paguaja një udhëtim në Australi nëse fitoja lloton. Do ta mbaj fjalën”, tha ajo.

gruajajaj