Kjo foto e Melania Trump me presidentin francez mund të nxiste Luftën e Tretë Botërore

Dy çiftet presidenciale amerikane dhe franceze janë fotografuar duke darkuar në një restorant në kullën “Eiffel”. Por një foto ka bërë xhiron e botës pasi me të si provë mund të shpërthente Lufta e Tretë Botërore. Sic edhe duket, Melania ka vendosur dorën mbi këmbën e Macron gjatë pozës për një fotografi.

Në të vërtetë, kjo foto është një montazh. Nëse do të vëmë re me kujdes detajet, do të kuptojmë që gjithçka është një sajesë. Atë darkë, Melania nuk kishte vendosur byzylyk në dorën e majtë me të cilën ka prekur Presidentin Macron.

Sigurisht që Zonja e Parë e SHBA nuk do ta bënte kurrë këtë veprim. Më poshtë janë edhe fotot reale nga darka e çifteve presidenciale Trump-Macron. Megjithatë, ky fotomontazh në internet shkaktoi debat të madh mes komentuesve.