Kjo është vajza 4 vjeçare që iu këput koka nga dadoja e saj në Moskë (Foto/Video)

dado

Dje në Moskë, një grua e cila kujdesej për një fëmijë, doli në rrugë të Moskës më kokën e fëmijës në dorë, të cilin e kishte prerë më thike kuzhine.
Gyulchekhra Bobokulova, 38 vjeçare nga Uzbekistani i tha policisë së ishte e shqetësuar nga “zërat” në kokën e saj, të cilët i thanë asaj ta vrasë fëmijën.
Ajo e pranoi se preu kokën e vajzës 4 vjeçare.

Raportet thonë se ajo ishte e zemëruar me burrin e saj nga Uzbekistan, i cili tashmë kishte krijuar një familje të re. Pasi ajo mori lajmin, vrau fëmijën që kujdesej për të.

Disa dëshmitarë thonë se ajo u takua më burrin e saj në Moskë atë ditë. Thuhet se ajo atë ditë e kuptoi lajmin se ai u martua në Uzbekistan.

Trupi i vajzës 4 vjeçare, Anastasia Meshcheryakova, u gjet i djegur në apartamentin e familjes së vajzës, ku Bobokulova kujdesej për të.

Megjithatë, nëna e vajzës u alivanos në momentin kur e mori lajmin se Bobokulova ia preu kokën vajzës së saj. Ajo tani gjendet në spitalin e Moskës, nën kontrollin e mjekëve. /GazetaExpress/

Kjo është vajza 4 vjeçare, Anastasia Meshcheryakova

31B33AB900000578-3469100-image-a-29_1456754359036