Kjo është shqiptarja që humbi jetën në një aksident në Itali (Video)

16853-1-ev-aaa


Një 25-vjeçare shqiptare humbi jetën në Itali pasi u përplas tragjikisht nga një makinë ndërsa ishte duke ecur buzë rrugës me bashkëshortin e saj, të sapomartuar dhe më një vajzë të vogël fryt të dashurisë së tyre.
Besarta Beqiraj, e cila ishte mbesa e juristit të njohur Idajet Beqiri, u përplas për vdekje nga një veturë në sheshin “Evropa” në Crema të Italisë, ndërsa shoferi i papërgjegjshëm nuk ndali t’i por u largua me shpejtësi, ndërsa bashkëshorti i sj Joni nuk u dëmtua, pasi makina ka marrë para vetëm 25-vjeçaren.
Besarta u transportua menjëherë në spitalin e Bergamos por nuk mundi t’i rezistojë plagëve të marra nga goditja e fortë e makinës.
Sipas hetimeve të kryera deri më tani nga autoritetet italiane, makina që përplasi shqiptaren është një Fiat Grande Punto e prodhuar në vitin 2005. Autori, i cili ende nuk është identifikuar rrezikon të dënohet nga 1 deri në 3 vjet burg dhe pezullim të patentës nga 18 muaj deri në 5 vjet.