Kjo është praktika më e re seksuale që po i çmend femrat e botës

Quhet stealthing dhe çdo ditë e më shumë po dëgjohet të shkruhet e flitet për fenomenin e panjohur më parë.

Në këtë rast, po u themi që në fillim, nuk bëhet fjalë për ndonjë trend prej të cilit duhet të merrni shembull. Jo, duhet të shqetësohemi sepse shpejtësia me të cilën e përcjell informacionin interneti, do ta bëjë shpjetë pjesë edhe të jetës sonë.

Fenomeni stealthing, për të mos e zgjatur, është një praktikë e meshkujve të cilët heqin prezervativin përgjatë aktit seksual, pa pyetur partneren.

Alix Fox, një ekstperte e Durex-it për seksin dhe marrëdhëniet në çift, ka treguar se termi përdoret për të treguar praktikën gjatë të cilës meshkujt heqin fshehtas prezervativin ndërsa gruaja nuk e jep pëlqeimin e saj.

Për këtë janë intervistuar edhe meshkuj homoseksual të cilët kanë pohuar se bëjnë të njëjtën gjë edhe në raportet mes tyre. Po flasin të gjithë për këtë praktikë alarmante, qoftë komuniteti hetero qoftë ai homoseksual. “Living” shkruan se kjo quhet një akt dhune, një formë keqtrajtimi seksual që po përhapet sepse burrat mendojnë se kjo është një e drejtë e tyre.