Kjo është mosha më e mirë për t’u martuar, sipas sociologëve

loading...

loading...

Një studim sugjeron se njerëzit duhet të martohen mes moshës 28 dhe 32 vjeçare nëse nuk dëshirojnë të ndahen, të paktën në pesë vitet e para të martesës.
Por, para se të vazhdoni leximin, mos u ndjeni keq nëse jeni më të vjetër se sa mosha e përmendur më lartë dhe nuk jeni martuar ende.

Këto statistika janë nxjerrë nga një sociolog në Universitetin Utah – që do të thotë se janë bazuar në një studim të bërë gjatë 18 muajve.

Studimi, i kryer nga sociologu Nick Wolfinger, dhe i publikuar në shumë revista, thotë se njerëzit që martohen mes moshës 28 dhe 32 vjeçare kanë më pak gjasa të ndahen, transmeton Gazeta Express.

Sociologët besojnë se të presësh deri në këtë moshë për t’u martuar çon në një stabilitet më të madh në martesë. Wolfinger analizoi të dhëna nga viti 2006-2010 dhe 2011-2013, dhe nxori disa statistika.

Sipas tij, “shanset për t’u ndarë bien në fund të 20’ave dhe në fillim të 30’ave”. Megjithatë, thotë ai, “shanset për t’u ndarë rriten përsëri në fund të 30’ave dhe në fillim të 40’ave”.

Disa e kanë një teori rreth martesës të cilën e quajnë “Teoria e Bjondinës”, që thotë se nuk duhet të jeni shumë i ri dhe shumë i vjetër për t’u martuar.

loading...