Kjo është mënyra natyrale për zbardhjen e sqetullave

loading...

1-1171-620x330 (1)

loading...

Me ardhjen e verës, vjen dhe momenti për të veshur rroba më të hapura. Kështu dalin në pah krahët dhe bashkë me ta dhe sqetullat.
Por për shkak të deodorantëve të gabuar, gabimeve në depilim apo djersitjes së tepërt, sqetullat mund të duken të errëta.
Por si duhet vepruar për t’i eliminuar?Hapi i parë është ai i eliminimit të qelizave të vdekura, ku duke bërë dush mund të përdorni kripë me brez të madh, mbi një sfungjer dhe fërkojeni në sqetulla.
Në këtë mënyrë do të zhduken gjithë qelizat e vdekura dhe mbetjet e deodorantëve, në vend të kripës mund të përdorni dhe sodë buke, duke e lagur sfungjerin me pak ujë. Nëse e keni lëkurën shumë të thatë mund të përdorni vaj ulliri me pak sheqer.
Pas pastrimit, kalohet në procesin e zbardhjes, ku mjafton vendosja e një fete limoni nën sqetulla për disa minuta. Limonit mund t’i shtoni edhe pak mjaltë dhe lëreni të veprojë për dhjetë minuta, shkruan noa.al.Fare mirë mund të përdoret edhe tuli i kastravecit me disa pika limoni dhe këtë masë aplikojeni në sqetulla për 20 minuta.Gjithashtu për depilim preferoni shkuljen me dyll, në vend të rruajtjes, për shkak se qimet dalin më rrallë.

loading...