Kjo është koha më e mirë për t’i larë dhëmbët

loading...


Këshilla standarde e dentistëve është që t’i lajmë dhëmbët dy herë në ditë.
Është pjesë e rutinës së mëngjesit dhe të mbrëmjes, dhe madje disa njerëz i lajnë dhëmbët pas çdo ushqimi. Por, kur është koha më e mirë për t’i larë dhëmbët në fakt?

Sipas një studimi të kryer nga hulumtuesit e Universitetit ‘College London’, këshilla se kur është më mirë t’i lani dhëmbët është inkonsistente dhe hutuese nganjëherë, transmeton Gazeta Express.

Kjo për shkak se disa dentistë rekomandojnë që të prisni pak pasi të keni ngrënë ushqim ose të keni pirë diçka, dhe më pas t’i lani dhëmbët, në mënyrë që të mos t’i dëmtoni.

Dr. Richard Marques, një nga dentistët më të mirë në Mbretëri të Bashkuar, tha për Independent se çfarë rekomandon ai kur është fjala për larjen e dhëmbëve.

“Më e mira është që t’i lani dhëmbët dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje”, tha ai.

“Duhet të prisni 30 minuta pasi të keni ngrënë diçka për t’i larë dhëmbët, përndryshe acidi mund të dëmtojë sipërfaqen e dhëmbëve. Larja e dhëmbëve para gjumit është tepër e rëndësishme, pasi që ushqimi që qëndron në sipërfaqen e dhëmbëve mund t’i dëmtojë ata gjatë natës”.
web-teeth-brushing-rf-corbis_1461516467-4242656

loading...

loading...