“Kjo është kërkesa e parë, loja ka 50 nivele”/ Shqipëri, “Balena Blu” sulmon adoleshentët

loading...

loading...

Deri tani e kemi parë vetëm në lajmet e huaja. Por me sa duket diçka e zezë dhe meskine ka filluar të hedhë rrënjë edhe në vendin tonë.

Bëhet fjalë për lojën e rrezikshme dhe vetëvrasëse “Balena Blu”. Siç tashmë është bërë e njohur nga shumë artikuj të botuar nga mediat e huaja, kjo lojë ka si qëllim që t’i vërë të rinjtë, kryesisht adoleshentët, në disa prova të njëpasnjëshme dhe më pas në provën finale u kërkon të vrasin veten duke u hedhur nga tarraca e lartë e një pallati.

Kështu një i ri nga Tirana ka mbetur pa fjalë kur ka marrë një mesazh të çuditshëm nga një profil me emrin “Balena Blu”. Atij i kërkohej të bënte diçka të pamenduar, po për fat të mirë djali nuk ra pre e kësaj loje. Nuk dihet se sa i rrezikshëm mund të jetë ky profil, por shanset janë gjithahstu që persona të papërgjegjshëm ta kenë hapur si shaka.

Gjithsesi u takon autoriteteve ta hetojnë këtë ngjarje.

loading...