Kjo është jeta luksoze që bën djali i Shyhretes, të gjitha lukset i poston në Instgram (Foto)

Duke u nisur nga fakti se ata janë një familje artistësh, nuk ka si të jenë larg fokusit të publikut dhe medieve rozë.
Është kjo familja e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli e cila është ndër familjet më të përfolura, transmeton Gazeta Express.

Këngëtarja simpatike e muzikës popullore çdo herë është veçuar për muzikën e mirëfilltë që ajo ka bërë dhe për ëmbëlsinë e saj e asnjëherë për ndonjë ‘skandal’.

Por ka kohë që vëmendje ka marrë edhe reja e saj Learta dhe vajza Engji e cila është duke ndjekur hapat e nënës së saj sa i përket karrierës.

E së fundmi vëmendjes së publikut nuk i ikë as Lumi, djali i vogël i Shyhretes, i cili përmes fotografive që poston në rrjetet sociale shihet se bënë jetë luksoze.

Lumi mbrëmë është argëtuar në një nga ‘cubet’ më të njohura.

Ai në profilin e tij në Instastory ka postuar një fotografi ku shihet me një shishe shampanjë në dorë.

Kujtojmë se Lumi shumë shpesh ka postuar fotografi ku shihet me vetura të shtrenjta./Gazeta Express/