Kjo eshte gruaja me ijet me te gjera ne bote

loading...

Perimetri i ijeve të 40-vjeçares Mikel Ruffinelli shkon deri në 242cm.

5e79d3df-ecff-40c7-a257-8822a7f75c2c---0-

loading...

 

Kjo është gruaja me ijet më të gjata të botës: quhet Mikel Ruffinelli, është 40 vjeç dhe është nënë e katër fëmijëve. Perimetri i ijeve shkon deri në 242 cm, por duke pasur parasysh që gruaja është e gjatë 1.52 metra dhe peshon 190 kg, gjithçka nga befasuese bëhet alarmante.
Mikel, e cila konsumon 3000 kalori në ditë për të mbajtur figurën e saj, ia ka vënë fajin për ijet e mëdha pikërisht 4 shtatzanive të saj. Faktikisht, ajo nisi të fitojë peshë, kur ishte 22 vjeç, pas lindjes së fëmijës së parë. Më pas kërkoi të dobësohet, duke ndjekur dietat më të dëshpëruara, por joefikase, derisa mësoi të pranojë veten ashtu siç ishte. “Nuk dua të bëhem më e shëndoshë, por as të humbas format e mia. Jam fantastike edhe kështu! Shpresoj të frymëzoj gratë e tjera për të menduar: ‘Kur ajo është kaq e lumtur me trupin e saj, edhe unë mund të jem!’”. Kurioz është edhe fakti që pavarësisht se Mikel është diplomuar për psikologji, aktualisht punon si modele e një linjë veshjevsh për masa të mëdha në Los Angeles.

loading...