Kjo është femra më e kërkuar në Shqipëri

loading...

Passport

loading...

Pranvera (Aga) Ebeling është një nga femrat më të kërkuara dhe më të përfolura sot në Shqipëri, ndërsa është vënë në listën e kërkimit edhe nga drejtësia gjermane.

Shqiptarja me pasaportë gjermane akuzohet se do të transportonte për në Gjermani kokainën e prodhuar në laboratorin e Xibrakës, në Elbasan. Ajo rezulton të jetë bashkëjetuese e kreut të rrjetit të trafikut të kokainës, Ilir Hysenit, i divorcuar prej 10 vitesh.

Në fotot e siguruara nga “A1Report”, 35-vjeçarja shfaqet së bashku me miqtë dhe familjarët e saj, në një imazh krejt ndryshe nga ajo e Pranverës të përfshirë në trafikun e drogës. Pozicioni i sajpërballë drejtësisë rëndohet nga ora në orë për të renë shqiptare me pasaportë gjermane, e cila tashmë ka humbur gjurmët në Shqipëri.

Shqiptarja pritet të merret në pyetje për rolin e saj në organizatën e zbuluar, pasi ajo udhëtonte shpesh nga Gjermania drejt Shqipërisë dhe anasjellas dhe hetues duan të dinë se çfarë informacionesh ka Ebeling në lidhje me trafikun e kokainës që rezulton të jetë organizuar nga bashkëjetuesi i saj.

Deri më tani zyrtarisht sasia e kokainës sekuestruar në operacionin “Xibraka” rezulton të jetë 97.1 kg, por kjo sasi mund të jetë më e madhe deri në përgjigjen zyrtare se çfarë përmbajnë thasët e gjetura me përzierës.

loading...