Kjo është “bisha e plazhit” që i ka prishur mendjen Olsit: Ju rrëfej lidhjen me të

Një sagë e re “dashurie” po fantazohet në rrjetet sociale nga fansat e tifozes seksi kuqezi, Irid Oxa dhe protagonistit më interesant të “Big Brother 9”, Olsi Klosit.

Postimet e njëjta apo komentet që shkëmbejnë në Instagram kanë ngritur dyshime se mes tyre mund të ketë lindur diçka më shumë sesa një miqësi e zakonshme.

Por të vërtetën e rrëfen për gazetën “Panorama” vetë modelja shqiptare, që jeton prej vitesh në Itali, ndërkohë që ndodhet me pushime në Jug.

Irid flet për njohjen me Olsin, çfarë i lidh bashkë, si i kalon netët e verës, dhe sekretet e vajzës që e komplimentojnë si “bisha e plazhit”.

Je duke kaluar pushimet në Jug të Shqipërisë. Si do t’i përshkruaje këto ditë plazhi në Shqipëri pas famës së bujshme që more si tifozja më seksi e Kombëtares shqiptare?

Në këto momente ndodhem me familjen time me pushime. Në fakt edhe këtë vit, si çdo vit kur vij në Shqipëri, i dedikohem shumë familjes, pra ka qenë një verë familjare për mua.

Si reagojnë njerëzit kur të takojnë live, pra kur shohin linjat e tua me bikini aq shumë të komentuara?

Disa më njohin, ndërsa disa të tjerë thonë: “Se ku të kam parë, kaq seksi sa je ti!”

Po ashtu je komentuar për një flirt apo miqësi speciale me Olsin e “Big Brother”.Çfarë ju lidh bashkë?

(qesh) Olsi, Olsi! Në fakt jemi miq të mirë. Ndoshta na lidhin shumë gjëra, po një me siguri është që s’na rri goja nëpër komente me publikun nëpër rrjetet sociale.

Postimet e njëjta në Instagram të të dyve ku pohonit se vendosni t’i fshiheni botës e të qëndroni larg famës ngacmuan fantazinë e fansave për të hamendësuar se mes jush ka lindur diçka. Çfarë donit të thoshit me të njëjtën deklaratë?

Kush dëshiron, lë ta kuptojë vetë. S’ka shumë për të shpjeguar, pasi secili është i lirë të postojë çdo gjë.

Çfarë ju bashkon si tipa, pra një “bad girl” si ty me një “bad boy” si ai?

Për momentin na bashkon e njëjta gusto muzikore.

Ku dhe si jeni njohur?

Kemi kohë që jemi njohur dhe kemi miqësi të përbashkët.

I keni lexuar komentet për ju të dy dhe si jeni ndier?

Të them të drejtën dikur i lexoja, por tani jo më, pasi e shoh që kanë tendencën e të folurit keq dhe s’dua të mërzitem.

Në këtë situatë ke marrë ndonjë mesazh apo koment nga ish-e dashura e Olsit, Fjorentina, e cila madje sipas portaleve është bërë brune për të të ngjasuar sadopak ty?

Nuk e njoh këtë gocën. Pse është bërë brune? I shkojnë? S’e kam idenë.

Irid Oxa: Një natë vere ‘full-option’ për mua duhet të jetë…

Nata e një nate vere për ty si është, që të marrë kuptim të plotë?

Mjafton të jem e rrethuar me shoqërinë e duhur e t’ia kalojmë mirë.

Alkooli që të shoqëron në ditët e nxehta?

Mojito.

Rrobabanjot e preferuara, që të bëjnë të ndihesh seksi?

Rrobabanjot trup.

Kur ndodh që e gdhin zgjuar në plazh?

Kur jam e shoqëruar…

Komplimenti më i fortë që të kanë bërë në plazh?

S’e kam idenë se janë shumë. Po komplimenti që thuhet më shpesh është “Bishë fare!”.

Si e shijon një darkë në club që të konsiderohet full-option?

Kam kohë që nuk frekuentoj diskot, por për mua rëndësi ka të jetë muzika që preferoj, dhe të kërcej gjithë natën.

Mashkulli i duhur për të kaluar pushime gjithë adrenalinë, ashtu siç ta do zemra?

Duhet të jetë i çmendur si unë, i gatshëm dhe pa orar për të rrezikuar. Adrenalinë quaj kur jemi të dy në makinë, muzika në maksimum, vetëm shikimet tona dhe shpejtësia.

Dashuria për të ty në verë mund të jetë e vërtetë, apo thjesht aventurë?

Mendoj se dashuria kur lind, lind (qesh).

Udhëtimi më i çmendur që mund të bësh me makinë?

Më pëlqen të udhëtoj, por s’kam ndonjë vend për momentin.

***

Kush është Irida oxa

Tifozja kuqezi Irid Oxa dhe mikesha e saj Rike Roçi morën famë ndërkombëtare në “Euro 2016”, një dyshe që bëri bujë nga shpërndarja e fotove nga stadiumi i Francës.

Fotot e publikuara gjatë Kampionatit Europian ishin një rastësi, ose më mirë të themi dy vajzat u bënë përshtypje aq shumë fotografëve, sa i fokusuan në objektivin e tyre, duke u bërë fytyrat më të pëlqyera të tifozerisë në pak orë.

Për faktin se si ka ndryshuar jeta e Iridit pas vëmendjes që mori nga mediat atë periudhë, ajo është shprehur për gazetën “Panorama”. “Atë popullaritet, të cilin e përjetova në atë periudhë të Europianit, e konsideroj kalimtar, okazional dhe që absolutisht nuk më ka ndryshuar rrjedhën e jetës.screenshot-www.instagram.com-2017-08-26-13-35-08

Njëkohësisht dua të them se e kalova me sportivitet si në rast komplimentesh, apo përgëzimesh, ashtu edhe përballë kritikave. Mediat dhe portalet bëjnë punën e tyre, sjellin, zbukurojnë apo modifikojnë gjithashtu dhe paraqesin ndonjëherë të vërtetën, gjithsesi unë i respektoj.

Por, dua të shtoj se mediat e huaja ishin më të ngrohta në komente, ndoshta sepse pena që shkruante i përkiste gjinisë mashkullore. Dua të theksoj se unë nuk jam tifoze që ndjek skuadrën në çdo ndeshje. Ai moment në Francë ishte një pjesëmarrje si për shumë shqiptarë të pranishëm, pasi ishte eveniment për kombin tonë.

Prandaj e quaj veten me fat që u ndodha. Të tjerat erdhën pa skenar dhe kurrë nuk e mendoja të ishim në fokusin e fotoreporterëve”, ka thënë Irid në intervistën e saj me këtë rast për “Panorama”.