Kjo është arsyeja pse meshkujt duan seks në mëngjes dhe femrat në mbrëmje

Dëshira mashkullore dhe femërore nuk përputhen: femrat parapëlqejnë të bëjnë seks gjatë natës, kurse meshkujt preferojnë orët e para të mëngjesit.

Ju me siguri e keni vënë re ereksionin e mëngjesit tek partneri juaj, por përsëri preferoni të vazhdoni të flini.

Shkaku nuk është mungesa juaj e interesit, por fakti se burrat dhe gratë kanë një prodhim të ndryshëm të testosteronit.

Sipas një studimi nga Journal of America Association, femrat janë të interesuara për aktivitetin seksual kryesisht në mbrëmje në orët 11.00 deri në 2.00 të mëngjesit, kurse meshkujt preferojnë agimin, midis orëve 06.00 deri në orën 09.00 në mëngjes.

Praktikisht një odise oraresh që nuk përputhen kurrë.

Meshkujt prodhojnë një sasi të mirë testosteroni para zgjimit, rreth 25-50% të totalit që prodhojnë gjatë ditës. Kurse femrat në mëngjes kanë nivele shumë të ulëta të testosteronit.

Kurse tek femrat, nivelet e testosteronit rriten me kalimin e orëve dhe më shumë prodhohet gjatë ovulacionit.

Megjithatë e rëndësishme është të bëjmë disa orë të mjaftueshme gjumi, i cili ndikon edhe në rritjen e niveleve të testosteronit?

Por cila është rruga e mesme? Seksi pas dreke? Zakonisht jo. Meshkujt në shumicën e rasteve dorëzohen në diktatin e femrave dhe bëjnë seks gjatë natës.