Kjo është anija më e shtrenjtë në botë, që kushton sa tetë buxhete të Kosovës (Foto/Video)


Luftanija më e shtrenjtë në histori, USS Gerald R.Ford, që kapë vlerën prej rreth 13 miliardë dollarë, pritet t’i bashkohet marinës amerikane në shtator, kanë bërë të ditur zyrtar të lartë të marinës amerikane, raporton CNN.

Sean J. Stackley, ka shpallur afatin kohor për futjen në punë të aeroplanmbajtëses, e cila është e rëndë plotë 100.ooo ton, dhe që pritet gjatë të mërkurës t’i prezantohet Komisionit të Senatit për forcat e armatosura, transmeton Telegrafi.

Anija 2

“Kjo është anija e parë nga gjenerata e re e aeroplanmbajtësve të marinës amerikane. Ndërtimi i saj ka filluar në vitin 2009, kurse testet e para do të duhej të mbaheshin në korrik, me qëllim që dy muaj më vonë t’i dërgohet flotës”, ka shtuar Stackley.

Kjo aeroplanmbajtëse është emëruar sipas presidentit të 38-të të Shteteve të Bashkuara, i cili vdiq në vitin 2006. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ford ka shërbyer në luftanijen USS Monterey, nga e cila në vitin 1946 zbriti me nder dhe me gradën e togerit të lartë.

Anija 3

Stackley, gjithashtu tha se është duke u ndërtuar aeroplanmbajtësja tjetër e klasit Ford – USS John F. Kennedy (CVN79), ndërtimi i së cilës do të duhej të përfundonte në vitin 2020. Ndërsa ndërtimi i aeroplanmbajtëses së tipit Ford – USS Enterprise (CVN 80), pritet të fillojë në vitin 2018.

Datat e ndërtimit të aeroplanmbajtëseve të reja ka ardhur pas kërkesës së Stackely, për propozimin e një buxheti pesëvjeçar për marinën.

Marina deri në atë kohë do të shpenzojë rreth 80 miliardë dollarë për të ndërtuar 38 luftanije.

Brenda këtij buxheti është paraparë edhe zëvendësimi i nëndetëseve të vjetra bërthamore balistike Ohio, me nëntë nëndetëse sulmuese, dhjetë shkatërrues të klasit Arleigh Burke dhe disa anijeve të vogla.

Sipas raportit të Stackley, objektivi kryesor i këtij plani është që marina amerikane deri në vitin 2021 të pajiset me flotën luftarake prej 308 anijesh.

Karakteristikat e përgjithshme të Gerald R. Ford

Fuqia motorike: dy reaktorë bërthamorë

Gjatësia: 333 metra

Pesha: 100 000 ton

Shpejtësia: mbi 50 kilometra në orë

Ekuipazhi: 4.539 ushtarë

Armatimi: Raketa tokë-ajër Evolved Sea Sparrow, raketa Rolling Airframe dhe CIWS

Numri i aeroplanëve: mbi 75. /Telegrafi/
haha