Kjo është 18-vjeçarja që humbi jetën pas operacionit, të afërmit rrëfejnë se ç’ndodhi

Një 18-vjeçare nga qyteti i Gramshit ka ndërruar jetë pasi kreu një ndërhyrje kirurgjikale.
Ketjona Ibrahimi, ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale në datën 8 korrik dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Familjarët kanë hedhur akuza të forta mbi mjeken kirurge që e operoi në Elbasan, ndërsa një i afërm i Ketjonës ka thënë për “BalkanWeb” se ende nuk e kanë marrë vesh nga se vuante kushërira e tij.

Ai është shprehur se, 18-vjeçarja është zgjuar në 3 të mëngjesit më 8 korrik me dhimbje të forta barku, të vjella dhe gjakderdhje.

Të alarmuar i janë drejtuar spitalit të Gramshit, por duke qenë se gjendja e të resë paraqitej e rëndë, ajo është dërguar me urgjencë në Elbasan.

Atje nuk na dhanë shpjegime, i bënë vetëm qetësues dhe analizat, pastaj e futën me urgjencë në operacion. Rreth orës 7 të mëngjesit morëm vesh lajmin e hidhur”, ka thënë ai.

Ndërkohë, për të zbuluar shkaqet e vdekjes, grupi hetimor i ngritur për këtë rast po presin ekspertizën mjeko-ligjore.