Kjo dasëm ka tronditur botën me luksin dhe fustanin e nuses prej gjysmë milioni dollarësh!

Nëse vetëm fustani e tejkalon shifrën e cila mund t’i mbulon harxhimet e dhjetra dasmash, të jeni të sigurt se bëhet fjalë për diçka të pazakontë.

Duket se martesat luksoze në rrethin e manjatëve të naftës ruse ngadalë, por sigurt po bëhen rregull. Njëfarë standardi!

Nëse e shikojmë festën mjaft të ngjashme që u zhvillua para disa muajsh gjithashtu në Rusi, dhe për disponimin e të ftuarve ishin të angazhuar Sting, Jennifer Lopez dhe Enrique Iglesias, atëherë mund të konkludojmë se këta bilionerë po garojnë mes veti: se dasma e kujt do të jetë më luksoze dhe më e bukur!

Ne për momentin e kemi të vështirë të vendosim, por me kënaqësi do të ju njohtojmë me detajet e kësaj feste ekstravagante e cila ka shënuar fillimin e jetës martesore të Madina Shokirova, vajza e njërit nga manjatët e mëdhenj të naftës.

Festa me 900 të ftuar u zhvillua në hotelin Royal Congressional Park në Moskë dhe zgjati dy ditë

Nuk dihet shuma e saktë e parave të harxhuara (mediat hamendësojnë rreth apo mbi një billion), por sipas fotografive duket se është një nga më të shtrenjtat që kemi parë deri tani!

Në dhomë kanë dominuar detajet e kuqe në formë karrigash të zbukuruara me orkide ekzotike, pastaj dekorimet në tavan, por vëmendjen më të madhe ka tërhequr fustani i nuses i markës së njohur britanike Ralph & Russo i cili çiftit i ka kushtuar mbi gjysmë milioni dollarë!