Kjo “bishë” do ndryshojë historinë e makinave, risia e saj t’ju lërë pa gjumë

Kompania Tesla ka vendosur të nxjerrë jashtë loje çdo lloj makine. Ajo ka prezantuar Modelin 3, makinën e parë elektrike, e cila do të ketë prodhim masiv.

Makina tërësisht elektrike do të kushtojë 35.000 $. Tesla 3 ka një ndryshim të madh nga makinat e tjera.

Është eliminuar grupin e instrumenteve dhe do të përdorë vetëm një ekran të madh me prekje për të kontrolluar shumicën e funksioneve të automjeteve dhe për të shfaqur të dhëna të tjera.

Por ajo ç’ka është më e veçantë për këtë makinë është se ajo e paralajmëron shoferin për aksidentin para se të ndodh. Se si e bën këtë nuk dimë t’ua themi, por mund të themi se do e mësoni duke bërë të tuajën një nga bishat që kompania do të hedh në treg.