Kishte ankth nga lindja femijes , ajo solli ne jete dy femij por pastaj cfar i ndodhi eshte…


Kur e reja Blaire Leahy ngeli shtatzënë me fëmijën e parë, për shkak të ankthit filloi të mos e zinte më gjumi gjatë natës. Domethënë, ajo nisi të kishte probleme thelbësore me gjumin. Më pas fëmija i parë lindi. Ajo solli në jetë edhe të dytin, por për shkak se ata vuanin nga dhimbjet e barkut, nëna e re ishte e detyruar të rrinte zgjuar edhe gjatë natës.

Rrjedhimisht, problemi i saj me gjumin sa vinte dhe përkeqësohej. Për 6 vite, siç raporton Mirror, vajza ka fjetur vetëm 1 orë gjumë çdo natë. A mund ta imagjinoni se çfarë torture është kjo për trupin?

Pas vitesh të tëra pa gjumë dhe mjekimesh që nuk jepnin rezultat, vajza iu drejtua një mjeku që i këshilloi të provonte hipnozën. Vetëm një seancë terapie me mjekun iu desh Blaire që të fitonte gjumin e munguar për vite të tëra.

Pra, hipnoza për të funksionoi. “Ka qenë një torturë e vërtetë për mua dhe nuk ka zgjatur pak, por plotë 6 vite. Vija vërdallë nëpër shtëpi sikur të isha një zombi. Thuajse harroja se duhej të flija”,- ka thënë e reja. /tesheshi.com/
otr