Kishin dalë për shëtitje në pyll, tmerrohen nga ajo që u del përpara

loading...

loading...

Një mace e madhe ka tmerruar një grup personash që kishin dalë në një zonë pyjore në Angli për shëtitje.

Macja e madhe i ka ndjekur deri tek një parking makinash, një distancë prej më shumë se 1.6 kilometrash.

Papritur e gjetën veten e tyre të humbur e të rrethuar nga pemët e larta, menjëherë më pas kanë lajmëruar autoritetet.

E pashë panterën e madhe të zezë, ishte panterë, e qartë si dita. Teksa po ktheheshim nga shëtitja pamë sy të verdhë në pemë, sikur po na ndiqte. Dëgjuam një zhurmë dhe vrapuam sa mundëm deri tek makinat, hapëm dritat dhe ajo qëndronte përpara nesh”, ka thënë një prej tyre.

Mace të tilla janë mjaft të përhapura në këtë zonë të Anglisë, madje shpesh raportohet për ta dhe janë cilësuar si të rrezikshme.

loading...