Kirurgjia plastike, ja vendet qe mbajne rekord neper bote

Të dhënat kanë dalë nga “Global study of aesthetic cosmetic surgery procedures in 2011″.

1186c0bc-ee4c-4003-92e0-e6ffae50b5b2---0-

 

SHBA është shteti kryesues në botë, përsa i takon gjeografisë së ndërhyrjeve plastike më të shumta që kryhen. Në “Top-5” të kësaj renditjeje qëndrojnë edhe Brazili, Kina, Japonia dhe Italia. Ndërsa, duke folur më gjerësisht për kontinentet, është Azia që konfirmohet si ai ku realizohen më shumë ndërhyrje nga ana e kirurgëve plastikë. Të gjitha këto të dhëna kanë dalë nga “Global study of aesthetic cosmetic surgery procedures in 2011′, nën udhëheqjen e Shoqatës Ndërkombëtare të Kirurgjisë Plastike dhe Estetike (ISAPS).
Ndërkohë që kirurgjia plastike më e praktikuar në botë konfirmohet lipozucioni (19.9% të të gjithë procedurave kirurgjike), e ndjekur nga rritja e gjoksit (18.9%) dhe nga blefaroplastika, ose rifreskimi i vështrimit (11%).