Kirurgët në QKUK i ringjesin pacientit gishtin e këputur komplet (Video)


Pamje nga konferenca e QKUK-së-25-04-2016-100 by dardan-hasku
Ekipi me mjekët, Ylber Zejnullahu-kirurg plastik, Alban Gjonbalaj-anesteziolog dhe Pleurat Sejdiu- Ortoped kanë arritur t’ia ringjallin gishtin tregues një pacienti i cili e kishte këputur tërësisht pjesën e trupit me anë të një sharre elektrike.
Një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe në një konferencë për medie vet mjekët pjesëmarrës në operacion si dhe drejtori i Klinikës së Kirurgjisë në QKUK.
Kirurgu plastik, Ylber Zejnullahu i cili e ka kryer operimin, tha se është ndër rastet e para të operimi të tillë në QKUK.
“Kjo e ka një veçanti se është rasti i parë i gishtit komplet të këputur me një lumen siç e tha profesori që ndoshta nganjëherë shkon edhe në një milimetër me qëllim të vaskularizimit të gishtit. Pacienti ka qenë shumë, ka pas dëshirë të madhe që ne t’ia shpëtojmë atë gisht, ka bërë çmos edhe ne i kemi tregu që ka rrezikshmëri të madhe që të mos pranohet ajo, ndodh edhe në botë kudo që ka rrezikshmëri të mos pranohet gjatë operacionit dhe pas operacionit, tash është dita e 14. Ne deri në ditën e 12 nuk kemi guxu ta bëjmë publike se ka raste kur edhe nuk mbijeton gishti. Meqenëse tash gishti është vaskularizu dhe ne jemi të lumtur por edhe pacienti është shumë krenar që i ka shpëtuar gishti”, ka thënë ai.
Kurse, Hysni Arifi, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë, tha se ky është edhe një ndër sukseset që po shënon Kirurgjia.
“Në ditët e fundit kemi edhe një sukses jashtëzakonisht të madh. Ekipi kujdestar para 10 ditëve e ka realizuar një intervenim shumë të ndërlikuar. Është fjala për replantimin apo revaskularizimin e një gishti të këputur apo të amputuar në nivel të gishtit tregues. Merre me mend tash një intervenim që është punuar me anë të mikroskopit operativ dhe është bërë anastomoza apo lidhja e vozave të gjakut me diametër 1,5 milimetra”, ka deklaruar ai.
Ndërkohë, vet pacienti Sabedin Syla, i ka falënderuar mjekët dhe gjithë stafin e QKUK-së që siç ka thënë ai e kanë të pamundurën të mundur.
“Faleminderit së pari Zotit dhe faleminderit gjithë mjekëve që kanë kontribuuar për mua, prej drejtorit e krejtve stafit të tij dhe i falënderoj edhe dr. Ylberin që e kanë bërë të pamundurën të mundur, kështu që kam besuar gjithmonë në kirurgët dhe në gjithë mjekët. Kam qenë duke punuar rastësisht, ka ndodh e papritshme, me një sharrë elektrike e kam prerë fatkeqësisht, gishtin tregues e kam këputur krejt dhe një pjesë të gishtit të madh dhe falë mjekëve e kam pjesën e trupit ashtu si e kam pas”, është shprehur ai.
Pacienti Syla ka arritur që të shkoj në QKUK një orë e gjysmë pas që ka këputur gishtin ndërsa, operacioni i tij për ringjitjen e gishtit ka zgjatur rreth 5 orë.
1-298-650x358