Kinezi rrëmbehet live, pas intërvistës për ZDF (Video)

loading...

Ky episod që tregohet nga video këtu poshtë ka lënë me gojë hapur të gjithë. Skena është zhvilluar në Guangzhou, metropol i Kinës lindore dhe qyteti i tretë kinez për popullatë, me më shumë se 12 milionë banorë. Një i ri kinez, i cili po fliste mbi temën e censurës me gazetarët e kanalit televiziv gjerman ZDF, është rrëmbyer befasisht, duke u futur në një furgon anonim, para syve të gazetarëve e njerëzve të tjerë.

Ndërkohë që ka rënë në sy edhe fakti se policët e pranishëm aty s’kanë bërë asgjë tjetër, përveçse kanë menduar sesi të largojnë telekamerat që po filmonin skenën e pazakontë. Dyshimet janë se mos bëhej fjalë për funksionarë policie, ose për ndonjë shërbim sigurie, ndonëse mënyra sesi u mor i riu, duke e ngjitur me forcë në furgon, u duk shumë e ashpër. Sidoqoftë mësohet se pas një “mbajtje peng” prej 9 orësh, kinezi u la i lirë.

loading...