Kinezi 3 vjeçar, shumë i lezetshëm ! (Video)


Është Kizezi trevjeçar që ka dëshirë të vallëzojë. Por, nuk është vetëm kjo performancë që këtë fëmijë e bënë të veçantë, por edhe mënyra e tij e komunikimit.Thotë se dëshiron të vallëzojë, sepse nëna e tij qesh dhe e qeshura është lumturi. Ndërsa ëndrra e tij është t’i bëjë njerëzit të lumtur, sepse edhe ai është i lumtur.Ky fëmijë meriton t’ia kushtoni 10 minuta, për ta parë këtë video. Ai para pak kohe ka mësuar se çfarë është lumturia, pasi nëna e tij ia ka shpjeguar kur ai e ka pyetur duke shikuar një emision, ku ka rastisur ta dëgjojë këtë fjalë.