Kim Kardashian: Shtatzënësia më e vështirë sesa mendoja

kim-kardashian-launch-kardashian-kollection-01

Ylli televiziv Kim Kardashian ka pranuar se shtatzënësia ishte më e vështirë sesa që ka menduar.

“Të jesh shtatzënë nuk është e lehtë, siç dukej motra ime apo nëna ime”, ka thënë ajo.

“Është paksa e dhimbshme, dhe kam qenë e sëmurë disa herë, kjo të shpërqendron”, shtoi ajo.

“Duhet të jem aktive… jam zbavitur pak. Kam marr një javë pushim  vetëm për të pushuar, ishte mahnitëse”, ka thënë Kimi.

Por Kardashian, që po pret fëmijën e saj të parë me të dashurin e saj Kanye West, ka thënë se nuk ka ndryshuar vetëm jeta e saj por edhe preferencat e saja për ushqim.

“Po konsumoj karota dhe salcë”, sqaron ajo”. “Dikur më pëlqenin sheqerkat, por jo tani. Madje nuk mund të ha as çokollatë”.