Kim Kardashian pëson aksident të rënd ja detajet …

Passport.jpg1

Ylli i televizionit Kim Kardashian, bashkë me motrat e saj, Khloe dhe Kylie Jennerdhe dhe me vajzën North, janë përfshirë në një aksident me veturë gjatë udhëtimit ku ishin nisur për të skijuar.

TMZ raporton se Khloe ishte shoferja e veturës derisa ishin duke kaluar në një rrugë me akull në Bozeman, Montana ndërsa në veturë ishin edhe Kim, KylieJenner dhe vajza e Kimit kur para tyre ka kaluar një kamion dhe i ka mbuluar xhamin e përparmë me shumë borë.

Ndërkaq, për fat të mirë të familjes së Kimit nga aksidenti nuk ka pasur asnjë të lënduar. Kim më pas ka postuar një fotografi në Instagram duke falënderuar Zotin që është kujdesur për ta dhe i ka shpëtuar.