Kim Kardashian: Nuk kam turp nga trupi im

loading...

f1_28kim1364474776

loading...
Kim Kardashian ka këmbëngulur se nuk ka turp nga format që po merr trupi i saj tani që është shtatzënë.

32-vjeçarja ka publikuar një mesazh në blogun e saj ku shkruan: “Nuk po mundohem aspak të fsheh nëpërmjet veshjeve trupin tim që po ndryshon.”

Për ta vërtetuar këtë, në daljen e saj të fundit ajo u pa me veshje të ngushta që nxirrnin në pah format e saj.

Para disa ditësh, Kim hodhi poshtë zërat se është shëndoshur shumë gjatë kësaj periudhe: “Kam dëgjuar se kam kapur 90-ën, por jam 65 kilogramë. Gjithsesi, edhe nëse do të shëndoshesha, nuk do e kisha aspak problem. Të gjithë më thonë që tani duhet të ha çfarë të dua dhe mua më pëlqejnë shumë ëmbëlsirat, por po vazhdoj të ha vetëm perime.”

 

loading...