Kim Kardashian me bikini të zi, josh paparacët

33-vjeçarja Kim Kardashian aktualisht po bën pushime në Puerto Vallarta të Meksikës, ndërsa fotografët kanë arritur ta fotografonin ndërsa dukej në formë shumë të mirë fizike.

Fotografitë që tashmë qarkullojnë në rrjetet sociale e tregojnë Kim më në formë se kurrë ndonjëherë, pas lindjes së vajzës, ndërsa ajo po dilte nga resorti me një bikini të zi.

Kim po shijon një sukses virtual me prezantimin e videolojës “Kim Kardashian Hollywood”. Videoloja është renditur e treta në klasifikimin e iTunes, si loja më e shkarkuar nga Apple Store dhe Google Play.