‘Kim Kardashian kalon në Vetëvendosje’: Zajednica nuk kalon (Video)


Kim zajednica by GazetaExpress
Video e Kim Kardashian duke folur shqip, javë më parë, kishte bërë bujë të madhe, pasi show girl më e njohur në botë është shumë e dashur edhe për shqiptarët.
Por, një i ri nga Gjilani, Nim Shabani, i njohur për krijimet e tij parodike ka bërë një sinkronizim interesant të Kimit, shkruan Gazeta Express.

Në videon e publikuar nga vet Shabani në facebook, zëri i Kim Kardashian është sinkronizuar që gjoja thotë “Zajednica nuk kalon”.

Kjo ka qenë thirrje e dëgjuar mjaftë shumë në muajt e fundit nga partitë opozitare, e sidomos nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në videon origjinale, Kim në shqip thotë “Sa bukur Mario”, ndërsa grimeri i saj Mario – me prejardhje shqiptare i përgjigjet asaj: “Marshalla shumë bukur”. /GazetaExpress/.
kim