Kim Kardashian dëshmon: E kam dashur Krisin kur u martova me të

loading...

kimkris

loading...
Kim Kardashian ka dëshmuar në mënyrë sekrete të hënën dhe nën betim tha se kur pranoi kërkesën e Kris Humphries për martesë dhe kur ajo tha “Po”, ajo me të vërtetë e kishte dashur atë.

TMZ ka mësuar se dëshmia ishte dhënë në zyrën e avokates së Kimit, Laura Wasser, dhe ka zgjatur nëntë orë.

Avokati i Kris Humphries kishte thënë se ka prova se Kim e kishte mashtruar Krisin dhe ishte martuar me të vetëm për ngritur shikimet e programit të saj dhe revista ka mësuar se edhe Kris nuk ka bërë shumë përparim për ta fituar çështjen. Ai besohet se po planifikon që të heqë padinë për mashtrim pasi që kjo nuk po i ndihmon në rastin e tij.

Sa i përket reality shout, Kimi ka dëshmuar se nuk ka luajtur asnjë rol për të marrë vendimin për t’u martuar. Në anën tjetër avokati i Krisit, Lee Hutton, nuk ka pyetur shumë për reality shoun.

Kim është duke kërkuar divorcin nga Kris për më shumë se një vit e gjysmë. Seanca e ardhshme pritet të mbahet më 6 maj.

loading...