Kim Kardashian dëshiron ta lindë beben në Paris

loading...

f1_30kim-jpg1364675092

loading...
Kanye West dhe e dashura e tij shtatzënë Kim Kardashian janë duke planifikuar që të mirëpresin fëmijën e tyre të parë në Paris.Ylli televiziv dhe i dashuri i saj kanë shijuar pushimin e tyre romantik në “Qytetin e Dritave” dhe tani ajo ka thënë se do t`i pëlqente që të lindte fëmijën e parë në Paris.

“Kemi menduar që të presim beben në Paris ndoshta… por ne ende jemi duke menduar për këtë gjë”, ka thënë bukuroshja Kardashian.

Ajo ka thënë se së bashku me Westin kanë ndërmend që t`i nderojnë babain e saj Robertin dhe nënën e reperit, Donda, duke pagëzuar beben me njërin prej emrave të tyre.

“Kemi ide por ende nuk e kemi zgjedhur një. E dimë se kemi kohë për këtë prandaj nuk kemi diskutuar shumë për këtë. Mendojmë t`i nderojmë prindërit tanë që kanë vdekur, duke i përdorur emrat e tyre për emrin e mesëm të bebes apo diçka të ngjashme. Kjo është njëra prej mundësive por ende nuk kemi vendosur”, ka thënë ajo.

loading...