Kim K rikthehet me ‘twerk’ (Video)

loading...

loading...
Ajo ka munguar në rrjetet sociale që nga koha kur u grabit me armë në Paris, por duket se ka vendosur të kthejë përfundimisht faqe. Pavarësisht se thuajse asgjë nuk ka shkuar mirë për të që nga ai shtator traumatik, me problemet mendore të Kanye West që kanë vënë në rrezik marrëdhënien e tyre, Kim dëshiron të rikthehet ajo e dikurshmja. Dhe e ka bërë këtë nëpërmjet lëvizjes së saj tipike, ku natyrisht përfshiheshin të pasmet dhe një kamera. Për të promovuar Kimoji-t e saj për rastin e festave, ajo ka publikuar një video të shkurtër në Instagram ku shfaqet duke bërë twerk. Por jo vetëm kaq pasi bukuroshja 36 vjeçare duhej të shfaqte edhe shpirtin e saj festiv dhe ka postuar një foto shumë provokuese me të brendshme të kuqe. Është zyrtarisht periudhë festash!

loading...