KFOR-i dhe Ushtria e Serbisë i masin forcat në “Bondsteel”

Përfaqësuesit e KFOR-it dhe ata të Ushtrisë së Serbisë, të premten do të zhvillojnë një ndeshje futbolli, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjës së Serbisë, Jovan Krivokapiq.

Përfaqësuesit e Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it paraprakisht do të mbajnë takim zyrtar të nivelit të lartë – Komisionit e përbashkëta për implementimin e marrëveshjes tekniko-ushtarake.

“Këto takim mbahen rregullisht që nga viti 1999, kurse ndeshja është konfirmim i bashkëpunimit të Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it”, ka thënë ky zyrtar.

Krivokapiq i ka thënë agjencisë Beta se “KFOR-i është garant i paqes dhe stabilitetit të qytetarëve tanë në Kosovë”.
Ekipi i Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it deri me tash i kanë zhvilluar dy ndeshje, dhe në të dy rastet ka fituar ekipi i Ushtrisë së Serbisë.
Ndeshja luhet të premtën në kampin e ushtrisë amerikane “Bondsteel” në Ferizaj,transmeton indeks.