Këto vrima në shkretëtirë janë bërë nga persët, nuk mund ta imagjinoni funksionin e tyre

Qytetërimi Persian ishte një nja më të begatët që historia e njerëzimi ka njohur përmes evolucionit , i cili la një kulturë dhe teknika të ndryshme që ndihmuan në përmirësimin e qyteteve të denja për banim.
Ajo që bie në sy është menaxhimi i shkëlqyer që ky qytetërim i bënte ujit si në qytete ashtu edhe në fshatra, kemi parasysh që gjysma e perandorisë persiane shtrihej në gjysmë shkretëtirë të ekspozuar ndaj thatësirës dhe klimës me temperatura të larta.

Një nga shpikjet e tyre më të mira ishte infrastruktura nëntokësore për të mbledhur ujin e shirave dhe për ta shpërndarë atë në zona të ndryshme.

Ne zbuluam se si ky sitem tepër i veçantë është emëruar nga UNESCO një Trashëgimi Botërore dhe ruhet me fanatizëm.

Teknika “qanats” apo kanate nëntokësore, është zhvilluar në Persi në mijëvjeçarin p.e.s, por efektiviteti i saj është shtrirë deri në Marok, Algjeri, Libi, Lindjen e Mesme apo vendet perëndimore.

Së pari hapet kanali mëmë, i cili ishte dhe kryesori, fillonte në një kodër deri sa të arrinte në një pikë të caktuar nëntokësore, pikë ku uji nuk humbiste pasi mblidhej. Pastaj një tunel tjetër horizontal është ai që i përbashkon të gjithë gypat vertikalë.

Sa më i gjatë të jetë kanali aq më e ulët duhet të ishte rënia e ujit. Falë thellësisë së këtyre kanateve/kanaleve shmangej edhe avullimi i ujit gjatë transportit edhe pse distanca që do përshkruante mund të ishte tejet e largët.

Duke qenë se ky ujë filtrohej nga toka, rrjedhja e tij ishte e sigurtë dhe e pastër, kështu që ishte ideal për konsum dhe vaditje.

Në fund të kanateve ishte një ndërtesë finale nga ku banorët kishin secili burimin e tyre privat, në fakt ishin disa ndërtesa të tilla në zona të ndryshme.

Ky sistem i lashtë i menaxhimit të ujit funksionon edhe sot në qytetërimin modern me të njëjtën praktikë edhe pse me mjete tjera dhe më efiçent.

Megjithatë ne na ngelet vetëm ta admirojmë gjenialitetin e këtij qytetërimi të fuqishëm dhe t’i jemi falënderues për atë çfarë ka lënë trashëgimi.

Më poshtë kemi fotot që shpjegojnë vizualisht këto vrima dhe funksionin e tyre siç e shpjeguam më sipër.