Këto vende ofrojnë punë, para ose shtëpi – mjafton të shkoni atje!

loading...

loading...

Jeni duke menduar për të shkuar jashtë vendit? Këtu janë disa vende tek të cilat ka punë “me shumicë” dhe disa prej tyre edhe ofrojnë para që në momentin që ju vendoseni atje.

—Një qytet i vogël në Zelandë të Re, Kaitangata, ka një problem të madh. Ai ka shumë vende të lira të punës, duke ofruar strehim gratis, por nuk ka mjaft njerëz për të mbushur ato, përcjell Telegrafi.

Sipas medieve të huaja, ky komunitet rural ka 800 banorë, dhe ndodhet rreth 80 kilometra nga qyteti Dunedin.

Autoritetet Kaitangate janë duke u përpjekur për të joshur familjet, duke u siguruar një truall dhe një shtëpi me një vlerë prej 230,000 dollarëve të Zelandës së Re (149.000 euro).

—Qytete në shtetin australian të Tasmanias janë të interesuar për punëtorët që punojnë në fermat e prodhimit të qumështit. Në ishull ka një numër të madh të fermave të pajisura plotësisht, për shitje.

Fermerët duhet të ketë një vizë pune, dhe prioritet i është dhënë punëtorëve britanikë për shkak të ngjashmërive në sistemin e prodhimit në mes Britanisë së Madhe dhe Australi, dhe jo vetëm.

—Irlanda ka nisur një fushatë me anë të së cilës do të tërhiqte rreth 2 mijë ekspertë të IT-së nga e gjithë bota.

Sipas Karl Flannery, drejtor Ekzekutiv i “Storm Technology”, përcjell Telegrafi, industria e teknologjisë informative në Irlandë po ecën më mirë se që ishte parashikuar.

—Komunitetet rurale Pajpstoun dhe Manitoba ofrojnë programe për emigrantët me anë të së cilave u ofrohet tokë shumë e lirë ose gratis.

Krejt çfarë ata duhet të bëjnë është që vetëm të japin një depozitë prej 1,000 dollarësh kanadezë (695 euro) dhe të angazhohen për të ndërtuar një shtëpi për 90 ditë nga nënshkrimi i kontratës.

Industritë në Pajpstoun që kërkojnë punëtorë janë të naftës, bujqësisë dhe blegtorisë./CNB.AL/

loading...