Këto ushqime dëmtojnë dhëmbët tuaj


Shumë prej nesh i dëmtojnë dhëmbët falë disa zakoneve të përditshme, si konsumimi i frutave të thata, apo i kafesë.

Ngrënia e akullit tek pijet, temperatura e ulët tek kubat e akullit mund të shkaktojnë fraktura tek dhëmbët. Ato mund të shkaktojnë çarje mikroskopike të smaltit, që mund të çojnë në probleme edhe më të mëdha, me kalimin e kohës. Grimcat e akullit janë më pak të dëmshme sesa kubat e mëdhenj.

Frutat e thata janë tepër të dëmshme për dhëmbët. Ato kanë aciditete me shumicë, por ajo që i bën edhe më të dëmshëm është fakti se ato ngjiten dhe rrinë tek dhëmbët.

Vera është kryesisht e dëmshme për dhëmbët, pasi bëhet nga rrushi dhe ky i fundit është një frut me aciditet. Disa lloje verërash janë më të këqija se të tjerat, për shembull e bardha ka më shumë aciditet se e kuqja dhe verat e gazuara.

Ujë i ngrohtë, limoni, çaji dhe kafja. Jo vetëm që lënë shenja në dhëmbë, por edhe i dëmtojnë deri në rrënjë.

Përdorimi i furçave të forta. Disa mendojnë se përdorimi i furçave me sipërfaqe të ashpër, pastron më mirë. Në fakt është e kundërta dhe sidomos tek të rriturit, mund të shkaktojë dëmtime serioze të smaltit.

Larja e shpeshtë e dhëmbëve. Larja e dhëmbëve dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë është e mjaftueshme. Të larit më shpesh mund të çojë në dëmtim të dhëmbëve.

Të ngrënit fruta me tepricë. Frutat kanë aciditete me shumicë dhe tepër të dëmshme për dhëmbët. Janë një pako plot me sheqer, ku ushqehen bakteret dhe prodhohet acid me shumicë.

?????????????????????????????????????????????????????????

?????????????????????????????????????????????????????????