Këto janë vrasjet më misterioze në Kosovë (Video)


Emisioni Zona Express është marrë sonte me konfliktet e komandantëve të UÇK’së, përmes një dokumentari ekskluziv të titulluar “Hesape Lufte”.
Emisioni ka hartuar edhe një listë të vrasjeve më misterioze të kryera gjatë dhe menjëherë pas luftës, e të cilat dyshohet se janë kryer si qërim hesapesh mes komandantëve.
Ilir Konushevci u vra më 9 maj të vitit 1998 në një prit afër qytetit të Bajram Currit, teksa udhëtonte me një kamion të mbushur plot armatim. Vrasja nuk u zbulua kurrë.
Ahmet Krasniqi u vra para 18 viteve dhe deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar.
Tahir Zemaj u vra më 4 janar të vitit 2003. As për këtë krim nuk u zbulua asgjë.
Ali Ukaj, gazetar, u vra më datën 5 gusht 1999. Ukaj ishte i afërt me UÇK-në. As për këtë vrasje nuk u zbulua dorasi.
Për më tepër ndiqeni videon:
ex