Këto janë vargjet prekëse të Zanfinës për nënën e saj


Pas një sëmundje të shkurtër sot ka ndërruar jetë Mona, nëna e motrave Ismajli.
Zanfina Ismajli në një fotografi në profilin e saj në instagram i kishte shkruar disa vargje për nënën e saj.

Këngëtarja ka shkruar fjalë shumë prekse, kujtojmë se Zanfina ka pasur mbështetje të madhe nga nëna, kështu duke e përmendur pothuajse në secilën intervistë.
“Ti je dielli im,pranvera ime, bota ime, çdo gjë e bukur dhe e çiltër. Ti bën çdo të vështirë të lehtë, çdo të pamundur të mundur, çdo pengesë lehtësim, çdo hidhërim e bën gëzim dhe çdo errësirë dritë. Çdo minutë pa ty është i humbur. You’re the soul that I can connect in every level. Të dua mami.”
mona