Këto janë rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë, ja cila është arsyeja

Disa rrugë të kryeqyteti do të mbyllen ditën e nesërme duke filluar nga ora 20:00 pasi do të zhvillohet panairi karvan i automjeteve Gumball 3000, i cili do të vijojë deri në datën 6 korrik.
Njoftimi i Policisë:

Më datë 05.07.2017, në sheshin Nënë Tereza duke filluar nga ora 20:00, do të zhvillohet panairi i karvan i automjeteve Gumball 3000, i cili do të vijoj deri më 06.07.2017.

Për sigurimin e rendit Policia e Tiranës do të marri masa sigurie duke bllokuar segmentet rrugore:

Nga ura e Bubqit – Lapidari Fushë Prezë – Rinas – Qaf Kashari, segment i cili do të jetë i bllokuar në të dyja senset e lëvizjes.

Mbikalimi Qaf Kashar – Autostrada Durrës Tiranë – Sheshi Shqiponja – Sheshi Rilindja, segment rrugorë i cili do të bllokohet vetëm në sensin e lëvizjes hyrës për në Tiranë.

Rruga e Durrësit – Shesh Banka – Rruga Ibrahim Rrugova – Rruga Myslym Shyri – Bulevardi Dëshmorët e Kombit, segment i cili do të jetë i bllokuar në të dyja senset e lëvizjes Segmentet e sipër përmendura do të jenë të bllokuara rreth orës 19:30 deri në përfundim të levizjes së mjeteve të këtij evenimenti në sheshin Nënë Tereza.

Policia e Tiranës kërkon përdoruesve të mjeteve të bëjnë durim dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këto segmente rrugore.