Këto janë 3 ushqimet që mbretëresha Elizabeta nuk fut kurrë në gojë

loading...

loading...

Kur ishim të vegjël, një ndër shprehjet që përdornim për t’i ururar natën e mirë shokëve e shoqeve ishte ”Pafshi në ëndërr gjellëra pasanikësh ose gjellëra mbretërish! ”.

Ndoshta me siguri keni dëshiruar edhe ju të uleni në poltronat e tyre dhe të shijoni fjalën e fundit të artit të kulinarisë mes serviresh të argjendta edhe gota diamanti. Por, ndodh që edhe njerëzit e fisëm të kenë tekat e tyre kur bëhet fjalë për të ushqyerit.

Darren Mc Grady, kuzhinieri i cila ka shërbyer në Buckingham Palace, ka ndarë disa prej sekreteve të ushqyerjes së mbretëreshës Elizabet. Mbretëresha angleze refuzon në mënyrë kategorike të konsumojë: makarona, hudhër dhe patate.

Nuk fut kurrë në gojë produktet që kanë përmbajtje niseshteje. Është e dashuruar pas sallatërave dhe frutave të freskëta.

Mc Grady ka treguar se mbretëresha ka një mënyrë shumë interesante për të ngrënë bananen, duke maksimizuar në këtë mënyrë vlerat e saj ushqyese: ajo e ndan bananen në mënyrë vertikale dhe më pas në copëza të vogla që i ha me pirun.

Mëkati më i ëmbël i saj ? Tota me çokollatë, prej të cilës nuk lodhet dot kurrë.Burimi: Cosmopolitan Italia.

loading...