Këto janë 3 mënyra natyrale për të pasur qerpikë të kthyer

qerpik

Një nga aksesorët e domosdoshëm për vajzat është edhe përdorimi i maskarës për të pasur qerpikë në formë perfekte.

Qerpikët e kthyer tregojnë një pamje ndryshe dhe sy më të mëdhenj. Nëse jeni në nxitim apo kur udhëtoni nuk keni pasur mundësi të merrni çantën tuaj të make-up-it, përsëri ka metoda që të rregulloni pamjen e fytyrës. Ja 3 prej tyre:

Duke përdorur gishtin

Fërkojini duart për të rritur nxehtësinë e gishtërinjve dhe më pas përdorni gishtin tregues për të kthyer qerpikët për afërisht 20 sekonda. Nuk ndodh ndonjë mrekulli, por të paktën ka një ndryshim të vogël.

Duke përdorur një lugë

Kjo metodë mund të jetë e rrezikshme prandaj kini kujdes. Ngrohni një lugë duke e mbajtur në ujë të nxehtë për pak sekonda. Përpara se të veproni, provojeni nxehtësinë e lugës në pëllëmbë, sepse nuk duhet të jetë shumë e nxehtë, shkruan revistaclass. Pastaj, jepuni formë qerpikëve duke e mbajtur lugën për afërsisht 10-20 sekonda.

Duke përdorur një shkop pambuku

Kjo metodë funksionon afërsisht njësoj si kur përdorni maskarën e qerpikëve, nëpërmjet furçës së gatshme. Madje, mund të lyeni qerpikët me rimelin tuaj dhe më pas t’u jepni formë nëpërmjet shkopit të pambukut. Do ta shihni që ka rezultat.