Këto janë 10 ushqime që luftojnë astmën

loading...

asma

loading...

Astma është një sëmundje kronike që prek sistemin e frymëmarrjes së njeriut. Nuk është gjetur akoma një kurë për astmën, megjithatë ajo mund të kontrollohet dhe trajtohet me disa medikamente dhe ushqime të ndryshme. Më poshtë do të gjeni disa ushqime që luftojnë astmën.

Avokado

Avokadoja është ushqimi i duhur për njerëzit astmatikë, sidomos për ata që kanë alergji ndaj ushqimeve. Ky frut përmban glutatione, një element që mbron qelizat nga radikalët e lirë. Ai ka gjithashtu aftësi shumë të mira detoksifikuese.

Brokoli

Studimet e fundit kanë treguar se konsumimi i rregullt i brokolit ndihmon asmatikët të shmangin efektet e kësaj sëmundjeje. Brokoli ndihmon në parandalimin e inflamacionit në rrugët e frymëmarrjes dhe në eliminimin e radikaleve të lira.

Molla

Molla është një tjetër produkt natyral që duhet të konsumohet patjetër nga astmatikët. Ky frut është i pasur me bioflavonoide që ndihmojnë në luftimin e astmës.

Banania

Banania ndihmon njerëzit të marrin frymë më lirisht, prandaj rekomandohet që të konsumohet nga astmatikët. Bananet përmbajnë pyridoksal, që njihet si vitamina B6. Një nga funksionet e tij është të relaksojë muskujt bronkial

Xhenxhefili

Astmatikët mund të konsumojnë gjithashtu xhenxhefil. Specilistët thonë se xhenxhefili përmban substanca antiinflamatore që ndihmojnë në trajtimin e astmës.

Spinaqi

Spinaqi është një ushqim shumë i shëndetshëm. Një studim i fundit ka treguar se përveç përfitimeve të shumta shëndetësore që spinaqi i sjell shëndetit, ai ndihmon gjithashtu në parandalimin e astmës. Ky produkt përmban sasi të mëdha vlerash ushqyese dhe vitamina që janë shumë të rëndësishme për funksionimin e trupit.

Rozmarina

Falë vetive të saj anti­inflamatore dhe antioksiduese, rozmarina rekomandohet gjerësisht për astmatikët. Ky produkt mban të shëndetshëm rrugët e frymëmarrjes.

Fara luledielli

Farat e lulediellit kanë vlera ushqyese të ndryshme që janë shumë të mira për parandalimin e astmës. Ata janë të pasur me vitaminën E, kalium, magnez etj.

Nenexhiku

Nenexhiku gjithashtu ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes. Ky produkt përdoret në mjekësi për trajtimin e sëmundjeve që lidhen me sistemin e frymëmarrjes.

Vitamina C

Njerëzit astmatikë rekomandohet gjithashtu që të konsumojnë ushqime të pasura me vitaminën C. Siç mund ta dini, kjo vitaminë është shumë e mirë për rrugët e frymëmarrjes si dhe efekte të jashtëzakonshme antiseptike.

loading...