Këto dy pyetje i bëjnë njerëzit që ju takojnë për herë të parë

screenshot-2_1457627114-9843949.png

Një psikologe nga Harvardi ka treguar për përshtypjet e para që njerëzit tentojnë t’i marrin kur takohen me dikë për herë të parë.

Profesoresha Amy Cuddy ka studiuar përshtypjet e para të njerëzve kur janë takuar për herë të parë me njerëz të tjerë përgjatë 15 viteve, dhe ka zbuluar dy elemente kyçe në të cilat njerëzit ‘ndalojnë’ kur takojnë dikë për herë të parë.

Në librin e saj të ri, “Prezenca”, Cuddy thotë se njerëzit iu përgjigjen shpejtë dy pyetjeve kur ju takojnë për herë të parë, transmeton Gazeta Express.

Këto dy pyetje janë:

–         A mund t’i besoj këtij personi?

–         A mund ta respektoj këtë person?

Psikologët iu referohen këtyre dy dimensioneve si qenësore në takimin e parë me dikë, nëse ata dëshirojnë të vazhdojnë të “shoqërohen” më ju më pas apo jo.

Cuddy gjithashtu thotë se kompetenca është faktori më i rëndësishëm. Kjo pasi njerëzit në fund të fundit e gjitha çfarë duan është t’ia dëshmojnë tjetrit se janë mjaftueshëm të mençur dhe inteligjent për të qenë në shoqëri me dikë – ose për të nisur ndonjë biznes.