Këto arsye do të ju bëjnë të dini se a e keni gjetur partnerin e duhur?

loading...

Shpesh herë lidhjet e dashurisë përfundojnë me ndarje, për këtë ju duhet të dini disa arsye se ju me të vërtetë e këni gjëtur partnerin e duhur, transmeton Gazeta Express.

Ju i keni të njëjtat qëllime afatgjata

Është e rëndësishme që qiftet të rriten së bashku, kjo rritje nënkupton qëllimet e përbashkëta afatgjate, planet dhe planifikimin e familjes.

Ju e kuptoni punën e partnerit

Nuk ka rëndësi se sa të ndryshëm jeni, nëse ju jeni të dashuruar dhe i besoni partnerit ju do ta kuptoni dhe mbështetni gjithmonë atë. Kompromisi në dashuri është shumë i rëndësishëm.

E pranoni partnerin ashtu siç është

Mos pretendoni ta ndryshoni partnerin, të gjithë jemi njerëaz dhe kjo nënkupton që nuk jemi perfekt. Nëse e doni me zemër nuk do të ja vëreni të metat.

Ju ndiheni në paqe

Pas një dite të gjatë ju ndiheni në paqe, kur ju jeni në shtëpi me të, në darkë me të apo duke ecur në park me të, pa marrë parasysh se ku ndodheni ju ndiheni në paqe.

Keni rënë në dashuri

Nëse e ndihni vetën se jeni duke e dashur partnerin pa kushte, urime kjo quhet dashuri.

 

loading...