Këtij i thonë zbulim, gjen 5.5 kilogram ar

loading...

50f821e56a5aa

loading...
Një kërkues amator në shtetin Australian të Viktoria ka lënë më gojë hapur ekspertët kur nxorri nga nëntoka një copë ari me peshë 5.5 kilogram. Burri, i paidentifikuar, duke përdorur një metaldetektor dore, gjeti në afërsi të qytetit Ballarat metalin e çmuar që ndodhej rreth 60 centimetra poshtë sipërfaqes së tokës.
Vlera e tij është më tepër se 300.000 dollarë australianë (ose 315.000 dollarë amerikanë). Ekspertët lokalë të arit thonë se prej dekadash në zonë është gjetur ar, por një zbulim I tillë nuk ishte bërë kurrë më parë.

“Kam qenë kërkues e tregëtar ari për dy dekada dhe nuk mbaj mend të jetë gjetur një copë më e madhe se 2.8 kilogram në zonë”- tha Cordel Kent, pronari i dyqanit të këmbimit të arit në Ballarat.

“Është skajshmërisht kuptimplotë kjo mostër minerali. Kemi 162 vjet që kërkojmë ar dhe Ballarat vazhdon ende të prodhojë copa të tilla. Është e pabesueshme”- shtoi ai.

Me sa duket ky zbulim do të shtyjë njerëzit e zonës dhe jo vetëm të vijojnë kërkimin për ar. Epo, paçi fat!

loading...