Këtë tekst duhet ta lexojë çdo femër!

138-300x201[1]

Para 30 viteve tek femrat shumë rrallë kishte raste të kancerit të gjirit, por në vitet e fundit kjo sëmundje po merr përmasa të mëdha dhe numri i të sëmurëve gjithnjë e më shumë është në rritje. Statistikisht, nga kanceri i gjirit, çdo ditë në botë sëmuren nga 8 femra.

Nëse sëmundja zbulohet në kohë, kanceri i gjirit shërohet në 90% të rasteve, megjithatë është vërejtur një nivel i lartë i vdekshmërisë për shkak se kjo sëmundje nuk është zbuluar në kohë, kurse arsyeja më e shpeshtë se pse kjo sëmundje nuk zbulohet në kohë është papërgjegjshmëria ndaj shëndetit tonë.

Mamografia momentalisht është metoda më efikase për zbulimin e kancerit të gjirit dhe rekomandohet kontrolla në çdo dy vite tek femrat më të vjetra se 50 vjet, kurse tek ato të cilat në familjen e tyre veçmë kanë pasur këtë sëmundje, rekomandohen kontrolla më të shpeshta.

Deri në vitet e dyzeta, çdo femër së paku një herë duhet të bëj mamografinë, edhe pse rekomandohet pas moshës 35 vjeçare një herë në vit të bëhet kontrollë.

Ndryshimet më të zakonshme që mund të tregojnë në kancerin e gjirit janë:

fryerje (gungë) të gjirit ose nën sjetulla;
ënjte e gjirit;
iritim i lëkurës së gjirit;
skuqje e lëkurës rreth majes së gjirit;
dhembje e gjinjëve, rrjedhje nga maja e gjirit;
çfarëdo ndryshimi në formë ose madhësi të gjinjëve;
dhembje në çfarëdo pjese të gjirit

Edhe pse ekzistojnë shumë faktorë të rrezikshëm që rrisin mundësinë që një femër të sëmuret nga kanceri i gjirit, edhe më tej nuk është vëretetuar se çfarë sjell tek ajo që qelizat të bëhen kancerogjene, por supozohet se ndikim të madh në shfaqjen e tumoreve kanë hormonet.