Këta dy të rinj nuk do ta harrojnë kurrë këtë foto

aqqqq

 

Të dy të buzëqeshur, ndërsa në sfond fusha e blertë, ku kullotin dy rinocerontë. Kështu duhej të ishte fotografia e një çifti të sapomartuarish, turistë në Afrikën e Jugut. Chantal Beyer, 24 vjeçe dhe i shoqi, Sven, nuk do ta harrojnë kurrë episodin që shoqëroi fotografinë e pushimeve.

 

Njëri prej rinocerontëve, i bezdisur nga prania e njerëzve, i është sulur me brirë vajzës, duke i shpuar mushkërinë dhe thyer disa brinjë.

Vajza është transportuar menjëherë në spital nga personi që po bënte foton, Alex Richter, i cili ishte pronari i  rezervatit natyror “Aloe Ridge Nature Reserve”. Ajo është shtruar në reanimacion, ndërsa gjendja e saj paraqitet e qëndrueshme.

Nga marrja në pyetje e personave të pranishëm, është zbuluar se Richter ua kishte dhënë vetë idenë e fotos me rinocerontët të dy të rinjve të sapomartuar. Lajmi është publikuar në të përditshmen afrikanojugore “Beeld”, ndërsa fotoja ka bërë menjëherë xhiron e botës, nëpërmjet internetit.